Shtohet misteri per Nikiten ne Fier

Shtohet misteri për “Nikitën'' në Fier. Jo një por 2 vila. Një katër katëshe dhe tjetra e restauruar, janë në zotërim të familjes Merkaj, e cila ka tregon një nivel të kënaqshëm ekonomik .
Të afërm dhe fqinj të familjes nuk e besojnë dot historinë e treguar ne media. Për ta Enkeleda, nuk kishte asnjë arsye të grabiste.
Ky 10 vjeçar, kushuri me të arrestuarën, thotë se pistoleta lodër është e Blerinës 4 vjeçare, vajzës se Enkelejdës.
Historia e “Nikitës” merr përmasa dramatike kur tregohet nga e motra 18 vjeçe Franceska. Ajo ishte në makinë së bashku me te fejuarin , Enkelejdën dhe vajzën e saj 4 vjeçe kur u krye arrestimi .
Familja Merkaj udhëtonte shpesh nga Italia në Shqipëri. Prindërit e vajzave jetojnë dhe punojnë atje.
Enkeleda e divorcuar prej dy vjetësh ka një vajzë, Blerinën 4 vjeçare, lodrat e së cilës duket se janë bërë shkak për një histori filmi.
Të premten policia e fierit arrestoi 27 vjeçare Enkelejda Merkaj dhe operacioni u quajt ''Nikita''. Dorezat , pistoleta lodër dhe një kapuc konsiderohen prova.
Policia ka zbardhur një grabitje po punon për 2 të tjerave te të regjistruara në harkun kohor të 5 ditëve te fundit përpara arrestimit .
27 vjecarja akuzohet se u merrte para dhe sende me vlerë kalimtareve dhe drejtuesve te automjeteve nën kërcënimin e një pistolete lodër.