Oficeri i Rinasit dhe dy shqiptare, kapen me droge
Nje oficer i Policise ne Rinas dhe dy shqiptare te tjere, u kapen me nje sasi droge ne Turqi. Sipas mediave turke, i ndaluar eshte nenkomisar Altin Murra, i diplomuar ne Akademine Policore Turke, si dhe shtetasit Burhan Markeci nga Dibra, 39 vjec dhe Nalton Jacaj nga Tirana, i moshes 35 vjec. Te arrestuarit ishin duke udhetuar me nje maune transportuese mallrash, shofer i te ciles ishte Burhan Markeci. Ata u kapen ne Stamboll, pas pergjimeve telefonike nga ana e policise turke. Agjentet kishin mbledhur informacion ne lidhje me aktivitetin e tre te arrestuarve dhe kryen me pas operacionin per ndalimin e tyre, ndersa ata po udhetonin me maune ne Stamboll.