Te afermit e ish deputetit te PS-se, Xhindi: Vrasja per motive politike
Tirane- Te afermit e ish-deputetit te Partise Socialiste, Fatmir Xhindi jane marre serish ne pyetje nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Gjate deklarimeve te tyre, te afermit e deputetit kane shpjeguar se vrasja e Xhindit ka ndodhur per motive politike, ndersa nuk kane dhene detaje per kete ngjarje. Burime nga prokuroria kane bere me dije, se do te rimerren ne pyetje disa banore nga fshati i Roskovecit. Po ashtu sipas burimeve, hetimet ne lidhje me deputetin jane shtrire vetem ne tre pista, nderkohe qe nuk ka ndonje prove bindese qe te coje ne kapjen e autorit te saj. Sipas burimeve, keto jane pistat qe po hetohen; ajo e cilesive te vecanta, per ceshtje personale, si dhe aktivitetit te tij. Pista e pronesise, e cila u hetuar per disa jave me radhe u rrezua nga prokuroria, pasi nuk u faktua qe deputeti te kishte pasur konflikte. Fatmir Xhindi u ekzekutua me daten 3 maj te ketij viti, teksa kthehej per ne banesen e tij ne fshatin Roskovec. Sipas hetimeve autoret, dyshohet te jene mbi dy persona. Keta te fundit dyshohet ta kene ndjekur Xhindin, teksa ka dale nga lokali ku ishte duke pire kafe, duke e qelluar tek dera e baneses se tij. Po sipas hetimeve, Xhindi eshte qelluar fillimisht nga nje distance e larget dhe me pas nga nje distance shume e afert. Autoret dyshohet se e kane pritur ate jo me shume se 30 minuta prane baneses, si dhe kane qene banore te zones.
Hetimet
Nga hetimet qe jane kryer deri me sot nga Prokuroria e Krimeve te Renda, Fatmir Xhindi nuk ishte kercenuar me pare nga ndonje person. Ky fakt u vertetua edhe nga transkriptimi i tabotaleve telefonike te tij.
Hetimet
Nga hetimet qe jane kryer deri me sot nga Prokuroria e Krimeve te Renda, Fatmir Xhindi nuk ishte kercenuar me pare nga ndonje person. Ky fakt u vertetua edhe nga transkriptimi i tabotaleve telefonike te tij.