Vetevritet per xhelozi, babai i 2 femijeve
Tirane- I jep fund jetes, pasi dyshonte se e tradhtonte bashkeshortja. Anton Lleshi, 35-vjec, lindur ne fshatin Kryezi te Lezhes dhe banues ne Tirane, eshte gjetur dy dite me pare i vrare ne banesen e tij. Babai i dy femijeve ka qelluar veten me nje pistolete tip "TT". Kane qene te afermit e tij ata qe e kane gjetur ne banese dhe me pas kane lajmeruar edhe policine. Pas hetimeve te pare te kryera nga grupit hetimor i seksionit te Krimit Kunder Jetes dhe Shendetit, dyshohet se babai i dy femijeve i ka dhene fund jetes per shkak te xhelozise se tij.
Ngjarja
Krimi ka ndodhur paraditen e te dieles rreth ores 9:00, ne afersi te fushes "Misto Mame". Burime nga policia kane bere me dije se disa dite me pare, bashkeshortja e 35-vjecarit i kishte kerkuar ketij te fundit divorcin. Nderkohe qe ky fakt nuk eshte perballuar nga 35-vjecari, babai i dy femijeve, i cili mendonte ne ndonje lidhje tjeter te bashkeshortes se tij. Po ashtu mesohet se Lleshi kishte disa kohe qe ishte i papune. Per kete shkak sipas burimeve nga Drejtoria e Policise se Tiranes, viktima ka perfituar nga nje takim me shokun e tij te ngushte, punonjes ne burgje, duke i vjedhur armen e sherbimit. Sipas burimeve nga policia disa dite me pare ishte bere edhe nje deklarim qe arma pistolete tip "TT", me te cilen dy dite me pare eshte vetevrare 35-vjecari, kishte humbur. Pas ketij veprimi, Lleshi ka qelluar veten me nje plumb ne koke duke gjetur vdekjen e menjehershme.
Hetimi
Efektiva te seksionit te Luftes Kunder Krimit, Jetes dhe Shendetit kane kryer edhe veprimet e para hetimore. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes, grupi hetimor ka nisur marrjen ne pyetje te te afermeve te viktimes, ne menyre te tille qe te zbardhen edhe rrethanat e plota te kesaj ngjarjeje. Ne cilesine e proves materiale, u sekuestrua pistoleta e tipit "TT" si dhe nje karikator. Per hetime te metejshme, materialet hetimore ne lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Po dje te afermit e Lleshit kane percjelle ne banesen e fundit 35-vjecarin.