E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish i "forti" i Beratit, kerkon lirimin e tij nga spitali

Tirane- Ish i "forti" i Beratit, Aleksander Kuqo i drejtohet Gjykates se Tiranes me nje kerkese, ku kerkon lirimin e tij perfundimisht. Kerkesa eshte regjistruar pak dite me pare ne sekretarine e gjykates, ndersa do te gjykohet nga gjyqtari Petrit Como. Ne kerkesen e dorezuar nepermjet avokatit te tij, Kuqo i kerkon Gjykates se Faktit, lirimin e tij perfundimisht edhe nga spitali i Vlores, spital ky ne te cilin duhet te mjekohej. Ne ditet ne vazhdim, gjyqtari do te caktoje nje date si dhe oren per seancen e pare gjyqesore. Po ashtu gjykata do te lajmeroje te dyja palet, te denuarin dhe prokurorine, ne lidhje me kerkesen qe ka depozituar ne gjykate. Do te jete gjykata, ajo qe do te vendose nese do ta pranoje apo jo kerkesen e Kuqos. Disa dite me pare Gjykata e Apelit Vlore, vendosi transferimin e Kuqos nga spitali i burgut ne spitalin e Vlores. Vendimi i dhene nga ana e gjykates u kundershtua nga prokurori i Apelit, Aleksander Goga. Kuqo ra ne pranga te policise me daten 4 maj te vitit 2006, per veprat penale te "vrasjes me paramendim ne bashkepunim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake" dhe "trafikimit te femrave per prostitucion" te kryer ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›