E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti ne Turqi bilanci 138 te vdekur 350 te plagosur

Termeti i fuqishem qe ra ne juglindje te Turqise ka shkaktuar 138 te vdekur dhe 350 te plagosur theksoi kryeministri i Turqise. Termeti me magnitude 7.3 dje ne mesdite goditi provincen Van. Nderkohe disa ore pasi ra termeti ekipet e shpetimit perdoren pajisje me gjeneratore per te kerkuar per qindra njerez te humbur ne erresire. Termeti shkaktoi nderprerjen e energjise elektrike ne disa zona dhe shembi ndertesa shumekateshe. Ndersa kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha se termeti i djeshem la 93 te vdekur ne qytetin Van dhe 45 ne qytetin Erkis. U regjisturan edhe disa goditje te tjera termeti ne nje magnitude rreth 6.1 balle. Disa vende perfshire Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kane ofruar ndihme Turqise. Presidenti Barak Obama tha dje se Shtetet e Bashkuara po ndjekin njoftimet per termetin me shqetesim dhe do te qendrojne krah per krah Turqise ne keto kohe te veshtira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›