E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficeri u vra nga mjeshtri i vjedhjeve

Po ndiqte nje person qe dyshohej se po kryente nje vjedhje por eshte ekzekutuar prej tij dhe shokeve te vet. Pas pese muajsh policia ka mundur te vere ne pranga tre shtetas si autore te dyshuar te vrasjes se oficerit te policise Roland Likaj ndersa ka zbardhur edhe shkaqet e ngjarjes.

Nje nga autoret e vrasjes rezulton te jete pikerisht Saleo Stojani personi i cili u be i njohur per policine dhe per publikun pikerisht per faktin qe deri ne moshen 13 vjec i numeroheshin ne kurriz qindra vjedhje por qe nuk arrestohej nga uniformat blu pikerisht per shkak se ligji nuk lejon arrestimet nen moshen 14 vjec por edhe per faktin se ne vend nuk ekziston nje institucion qe te merret me te rinjte me probleme. E tashme ai rezulton te jete pikerisht nje nga hajdutet qe i mori jeten oficerit te policise i cili naten e vrasjes ishte ne detyre duke ndjekur nje prej personave qe po kryente nje vjedhje por ne perballje me te eshte ekzekutuar ne menyre qe te mos zbulohej krimi.

Policia
Ne nje konference per shtyp zv.drejtori i Pergjithshem ne Policine e Shtetit Agron Kulicaj deklaroi se jane arrestuar shtetasit Jetnor Nakoleci Saleo Stojani dhe 17-vjecari E.Z. te tre banore te qytetit te Korces. Stojani kishte perfunduar ne burg qe prej dates 15 dhjetor te vitit 2010 per nje sere vjedhjesh te kryera ne Korce. Kulicaj u shpreh se se keta shtetas akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin me date 18 tetor 2010 rreth ores 02.30 ne lagjen 1 maji Vlore kane vrare me arme zjarri pistolete ne krye te detyres Nnnkomisarin e policise Roland Likaj.

Zbardhja dhe dokumentimi i plote ligjor i kesaj ngjarje u be i mundur ne saje te nje pune intensive informative-gjurmuese dhe hetimore te Drejtorise kunder Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Drejtorite e Policise se Qarqeve Korce Vlore dhe Tirane operacion qe u realizua ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine per Krime te Renda.

Vrasja e nenkomisarit qe sherbente ne drejtorine e policise se qarkut Vlore ndodhi naten e 18 tetorit te vitit te kaluar. 46-vjecari qe sherbente ne policine e shtetit ka qene ne ndjekje te nje personi te dyshuar ne rrugicat e lagjes 1 Maji por nuk ka mundur dot te jape teper detaje per te pasi ngjarjet kane rrjedhur shume shpejt. Oficeri ka komunikuar me sallen si dhe me grupin e gatshem para se te qellohej ku ka informuar dhe per situaten. Kane qene me pas kolege te tij qe e kane marre ne telefon por nuk ka pasur pergjigje.

Duket se veprimet jane kryer shume shpejt pasi harku kohor midis telefonates se bere nga Likaj ne sallen operative dhe rithirrjes nga keta te fundit ka qene vetem pak minuta. Efektive te grupit te gatshem jane nisur drejt vendit ku i ka orientuar pak minuta me pare oficeri i policise por kane gjetur shokun e tyre pa jete te qelluar me plumb ne koke. Asokohe drejtoria e policise Vlore vendosi shperblimin prej 50 milione lekesh ne kembim te informacioneve qe do te zbardhnin ngjarjen dhe autoresine nderkohe qe percolli me homazhe dhe nderime oficerin e policise rene ne detyre.

Roland Likaj mbante graden e nenkomisarit ne drejtorine e policise se qarkut Vlore. Ai ishte diplomuar ne vitin 88 dhe kishte punuar para viteve 90 ne kufi mandej pas disa vite shkeputjeje ishte rikthyer ne polici ne vitin 2008. Prej atehere ai punoi ne komisariatin e Vlores ne detyren e komandatit te grupeve te gatshme. Njihej si specialist i mire dhe njeri mjaft korrekt.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›