E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ushtaraku italian që kishte shërbyer në Kosovë e Shqipëri, shkaku mendohet të jetë uraniumi

Paolo Muçeli, një ushtarak italian 31 vjeçar, vdiq dje për shkak të një leucemie të rrufeshme. Muçeli kishte shërbyer si gjuajtës në marinë. Sëmundja e goditi të enjten dhe dje ai humbi jetën. Mjekët nuk i kishin vënë re më përpara shenja të sëmundjes. Lajmi ka tronditur banorët. Dyshohet se shkak për sëmundjen ka qenë uraniumi i varfëruar. Muçeli kishte shërbyer në Kosovë e në Shqipëri ku dyshohet se ka pasur kontakte më uraniumin. Mediat italiane thonë se është rikthyer edhe një herë për diskutim sindroma e Ballkanit, që ka në qendër të saj uraniumin e varfëruar që mund të jetë përdorur gjatë luftërave në ish- Jugosllavi. Që pa luftës, shkruajnë mediat italiane, ndër ushtarakët e kthyer nga misioni ka pasur 45 të vdekur dhe 500 të sëmurë me forma të ndryshme të kancerit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›