E Diel, 1 Nëntor 2026

Strehimi me kredi te bute ndryshojne kriteret

27/10/2010Jane 139 banesa qe pritet te jepen me kredi deri ne 25 vjet

Keshilli Bashkiak ben disa nderhyrje per kushtet e perfitimit

ELBASAN- Komisioni i Strehimit kerkoi ne Keshillin Bashkiak ndryshime ne Vendimin e Keshillit Bashkiak te vitit 2009 mbi miratimin e kritereve per zgjedhjen e familjeve qe do te trajtohen me strehim me kredi te lehtesuar dhe miratimin e kritereve te reja per perzgjedhjen e familjeve qe do te trajtohen me strehim me kredi te lehtesuar. Ne mbledhjen e radhes eshte kerkuar qe te ndryshohen disa kritere te cilat sipas Komisionit kane krijuar veshtiresi dhe pika te perseritura qe rrisin ne menyre artificiale pike ose ndryshime saktesuese. Gjithashtu eshte kerkuar shtimi i dy pikave te rendesishme per te pastrehet. Komisioni ka seleksionuar familjet qe plotesojne kriteret e te ardhurave dhe te pronesise mbi banesen mbi bazen e vetedeklarimeve te qytetareve ne formularin tip Kerkese per strehim. Komisioni filloi vendosjen e pikeve ne baze te kritereve e pikeve sipas vendimit te Keshillit Bashkiak nr 81. Por ne zbatim te ketij vendimi jane hasur veshtiresi qe kerkojne revokimin e tij dhe miratimin e nje sistemi te ri ne permbajtjen apo strukturen dhe piket e paraqitura per miratim. Komisioni i Strehimit thekson se sistemi/kriteret e pikezimit paraqesin shume veshtiresi ne zbatim. Sipas tij jane 18 nga 12 qe percaktohen ne udhezimin e Drejtorise se Strehimit prane Ministrise se Puneve Publike. Pasi kane diskutuar keshilltaret kane vendosur te miratojne ndryshimet e kerkuara nga ana e Komisionit prane Bashkise Elbasan. Ne vendimin 81 priten te behen keto ndryshime Ne piken 1 te ketij vendimi jane perfshire 50 pike per familjet me status te pastrehu te kategorise se pare qe banojne ne banesat e ish-pronareve. Mbeshtetur ne nje shkrese te MPPPT kjo kategori do te trajtohet direkt nga Enti i Banesave keshtu ky element i pikezimit duhet te hiqet.

Nderkohe ne piken 2 c kur banojne me shume se dy kurora del dhe tek pika 5/c dhe ka te njejtin vleresim nga 5 pike. Ne piken 3 Banojne ne banesa me kushte te keqija sanitare ose rrezik shembjeje mbi 5 vjet. Tek formularet kushtet e baneses dhe banesa ne rrezik shembjeje jane pyetje e vecante. Tek sistemi i pikezimit sipas VKB 81 ato jane permbledhur. Kjo gje eshte saktesuar ne sistemin e pikezimit qe propozohet. Ne piken 4 c kur kane ne ngarkim femije mbi 14 vjec marrin pike te barabarta si ai me 1 femije dhe familjet me dy apo tre femije. Permiresime kerkohen edhe ne piken 6 Familje qe kane te drejte per asistence ne cilado kategorite e meposhtme. Pervec sa me siper ne kriteret e VKB 81 dt 28.09.2009 mungojne kritere per kategori te tilla familjesh si ne vijim Banojne ne banesat e ish-pronareve te sistemuara para vitit 1990 te patrajtuara me status te kategorise se 1 per te cilat gjykata ka vendosur lirim banese. Familje qe behen te pastreha shembje banese informale lirim objektesh me funksione publike per shkak te projekteve te ndertimit te veprave me interes publik apo banojne ne institucione shteterore fetare etj te sistemuara ne keto ambiente nga pushteti vendor.

Jane gjithsej 390 apartamente qe pritet te blihen ne tregun e lire me nje interes te bute me ndihmen e shtetit per nje periudhe 25-vjecare. L. Lleshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›