E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ogreni dhe Neda, festojnë Pashkët

Marrëdhënia e tyre u pa në mënyrë skeptike nga të gjithë. Por në fakt, për t’u dëshmuar të kundërtën të gjithëve, Neda dhe Ogreni janë çifti më solid i dalë nga edicioni i katërt i “Big Brother”. Çifti jo vetëm që po e shijon marrëdhënien që lindi në një reality-show, por i ka bërë vetes dhuratë edhe disa pushime në Mal të Zi, ndërsa fotoja që ju servirim i shfaq ata në fundjavën që lamë pas, që ishte edhe nata e Pashkëve. Pikërisht të dy ata janë parë tek shkonin në Kishën Ortodokse të Tiranës, ndërsa nuk e dimë kush prej të dyve beson në Krisht. Gjithsesi, e rëndësishme është fakti se të dy, Neda dhe Ogreni po celebrojnë së bashku çdo eveniment dhe festë… Gjë që i forcon jo pak marrëdhëniet mes të dyve, përpos fjalëve që qarkullojnë nga gojët e liga, që i komentojnë si të ndarë. Ja pra që festa e Pashkës na demonstron të kundërtën!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›