E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, aleanca “Kuq e Zi” vijon firmosjen e peticionit

Aleanca “Kuq e Zi” ka vijuar firmosjen e petecionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje edhe në qytetet e Skraparit, Gramshit dhe Librazhdit.
 

Aleanca ka fituar edhe në këto qytete qindra firma nga qytetarët që mbështesin peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi etninë dhe fenë.
 

Përfaqësuesit e aleancës “Kuq e Zi” pohojnë se peticioni do të vijojë maratonën në çdo qytet dhe krahinë shqiptare.
 

"Shteti duhet të ketë më shumë respekt për veten. Duhet më shumë integritet. Do të jemi strehë për çdo shqiptar me dinjitet", janë shprehur përfaqësuesit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›