E Diel, 1 Nëntor 2026

Ohër, Oketa takon Konjanovskin për bashkëpunimin në ushtri

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Gazmend Oketa zhvilloi sot një takim me homologun maqedonas Zoran Konjanovski. Në takimin i cili u zhvillua në qytetin e Ohrit u theksua bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy ushtrive. 

OHER- Ministri shqiptar i Mbrojtjes Gazmend Oketa zhvilloi sot një takim me homologun e tij maqedon Zoran Konjanovskin në Ohër të Maqedonisë. Në takim të dy ministrat theksuan marrëdhëniet e mira dhe positive që ekzistojnë midis dy vendeve.

Ministri Oketa shprehu bindjen se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë të tilla në të gjitha fushat. "Së bashku theksuam eksperiencën pozitive që dy vendet tona kanë në kuadër të A3. I shpreha ministrit Konjanovski, mbështetjen time personale, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe i urova Maqedonisë anëtarësim sa më të shpejtë në strukturën e Atlantikut të Veriut", theksoi Oketa.
Ai ftoi ministrin Konjanovski për të vizitur Shqipërinë për të biseduar për të gjitha ato mundësi bashkëpunimi midis ushtrive të dy vendeve.

Nga ana e tij ministri Konjanovski tha se Shqipëria dhe Maqedonia së bashku e kanë filluar rrugën e reformave përmes grupit A3, e cila angazhohet për stabilitetin në rajonin ballkanik.
"Para disa kohësh, në Samitin e fundit në Bukuresht Republika e Maqedonisë dhe Kroacia e morën ftesën për anëtarësim në NATO dhe shpresojmë se këto dy vende mike do ta mbështesin Republikën e Maqedonisë të anëtare e plotfuqishme e NATO-s", theksoi ai.

Sipas Konjanovskit në takimin e ardhshëm në Tiranë do të bisedohet për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy ministrive.

(s.g/z.h/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›