Ohër, humb jetën 16 vjeçari në aksident

Një 16 vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Ohër. Policia e këtij qyteti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15, në afërsi të furrës “Gabresh” në Ohër, ndërsa jetën e ka humbur i mituri i datëlindjes 1997 nga Ohri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkruan Ina.
Aksidenti fatal ka ndodhur në momentin kur janë përplasur motocikleta, të cilën e ngistte tashmë 16 vjeçari i ndjerë dhe vetura e tipit “Fiat Punto” me targa të Ohrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e organeve të SPB-së në Ohër, Gjykatës Themelore dhe të Prokurorisë Themelore në Ohër, për të kryer veprimet e duhura lidhur me zbardhjen e plotë të rastit ku ka humbur jetën një person./Indeksonline/