Ohër, humb jetën druvari nga Shqipëria

Një druvar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka humbur jetën aksidentalisht në rajonin e maleve të Bukovës-ndërmjet Ohrit dhe Resnjës në Maqedoni.
Sipas agjencise maqedonase të lajmeve INA ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa druvari ishte duke prerë dru në një masiv pyjor.
Dega e thyer e një peme aksidentalisht ka goditur druvarin duke i shkaktuar vdekjen e menjehërshme. Policia po heton për të zbardhur këtë rast.