Berisha takohet me Presidentin Obama në Çikago

Nisi nё Ҫikago, Samiti i NATO-s. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe nё përbërje të tij janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Nё fotot që shoqërojnë këtë raport gjenden Kryeministri Sali Berisha gjatё pritjes zyrtare të kryetarëve tё shteteve dhe qeverive, nё McCormick Place, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidenti i SHBA-sё Barack Obama.
Mё pas, Kryeministri Berisha mori pjesё nё sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Para nisjes së tij, u përkujtuan me njё minutё heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, gjatë operacioneve të Aleancës. Mbledhja e NAC u hap me fjalën e Sekretarit tё Përgjithshëm tё NATO-s Rasmussen dhe fjalёn pёrshёndetёse tё Presidentit Obama.