Ekzekutim barbar ne Tirane

Pasi e kane ekzekutuar, vrasesit kane dashur ta fusin automjetin e tij brenda ne liqen per te humbur perfundimisht gjurmet, por ai ka ngecur ne balte. Nga pamundesia per te zhdukur gjurmet e krimit, ata i kane vene zjarrin dhe jane larguar.
Ne oret e para te dites, banoret e zones kane pikasur automjetin e djegur buze liqenit te Farkes, por te gjithe kane kujtuar se eshte djegur vetem makina pasi kishte dale jashte perdorimit.
Vetem ne oren 17.00, operativi i zones se Farkes ka lajmeruar se ne te ndodhej nje kufome e seksit mashkull e shkrumbuar e gjitha.
Ekspertet e kriminalistikes kane mberritur ne vendin e ngjarjes, nga ku ka dale se viktima ishte qelluar disa here ne trup dhe koke.
Identifikimi i trupit te viktimes eshte bere dhe sipas policise eshte nje banor me origjine nga Peshkopia, por ajo nuk e ben te ditur identitetin e tij, ndersa targa e automjetit te tij tip “Benz Mercedes” eshte “TR 2661 J”.
Policia paraprakisht mendon se krimi eshte kryer per hakmarrje, duke dale ne konkluzionin se nese do te ishte nje vjedhje e rendomte, autoret e krimit do te ishin larguar bashke me automjetin.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code