E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohet gazi ne Shqiperi

Cmimi i gazit te lengshem ka nisur te shtrenjtohet. Ne distributore nje kilogram gaz i lengshem kushton rreth 15 leke me shume se nje  jave e pare.

“Aktualisht cmimi per kilogram eshte 135 leke, ndersa per liter 75. Tendenca eshte per t’u rritur”, deklaron specialisti Andri Ibrahimi.

Nderkohe, importuesit e gazit thone se cmimet pergjithesisht jane me te ulta se nje vit me pare, por ka tendence per t’u rritur per shkak te rrijes se cmimit te gazit ne bursat nderkombetare.

“Cmimi eshte me i lire se vjet por shitja e gazit mund te ndryshoje me 53-55 leke per kilogram”, deklaron Arben Keci.

Sipas te dhenave te fundit te Institutit te Statistikave, gjate muajit dhjetor cmimi i gazit te lengshem eshte rritur mesatarisht 0.4 perqind. Ndersa ne burse cmimi i gazit ka pesuar nje rritje qe shkon deri ne 120 $ per ton.

Nder shkaqet kryesore te rritjes se cmimit eshte rritja e cmimit te naftes dhe konflikti rus me Ukrainen, e cila ka pakesuar sasite e furnizimit me gaz per shumicen e Europes.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›