E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: "Nuk eshte Roma e nje viti me pare".

Aleks Ferguson ve ne pararoje "Djajte" e tij dhe e minimizon mungesen e Totit. "Nuk do te kene kapitenin, shpjegon gjate konferences per shtyp ne vigjilje te ndeshjes, por nuk do te jene pa lojtare vendimtare dhe ne gjendje te ndikojne ne takim. Eksperienca e Spaletit dhe e verdhekuqve te tjere mund te gjejne nje burim frymezimi". Trajneri i Mancester Junajtid kerkon ta mbaje lart mbrojtjen, sepse nje ndeshje si ajo e "Olimpico" mban me vete veshtiresite e asaj qe luhet ne fushe. "Eshte gjithnje nje cerekfinale. Ne jemi mire dhe mezi po presim te zbresim ne fushe. Duam nje prove te mire, nga pikepamja e impenjimit dhe perfaqesimit". Edhe njehere Roma e dalin kujtime qe mund te shnderrohen ne nje pengese te madhe per anglezet, nese ata mendojne per fitoren 7-1 te nje viti me pare. "I njohim mire, thote Ferguson. E dime qe duan te luajne ne shpejtesi. Van der Sar mund te rikuperoje, por kam disa dyshime ne lidhje me Evra, Karrik e Gigis". Batuta e fundit lidhet me njeriun e momentit, ate Kristiano Ronaldo qe ka shenuar ne pese ndeshjen e fundit ne Mancester. "Eshte krenari te sjellesh ne Rome nje vit me pas nje lojtar te rritur edhe ne fazen shenuese. Jam i bindur se eshte nje kandidat serioz per "Topin e Arte", por duhet te shkojme ne Moske, per t'i lejuar te fitoje kete trofe".

Sot

Roma - Mancester 20:45

Shalke - Barcelona 20:45


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›