Oketa: Pas Gerdecit u rrit pergjegjesia

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, qe pason ne kete detyre Famtir Mediun e dorehequr pas ngjarjes se rende te 15 marsit ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona nga shperthimi ne fabriken e demontimit, deklaron ne nje interviste per Top Channel se kjo ngjarje rriti shkallen e pergjegjesise dhe te ndergjegjesimit te disa institucioneve shteterore, per hartimin e nje ligji per asgjesimin e municioneve te FA.
“A ka ndikuar Gerdeci? Besoj se ka ndikuar ne ndergjegjesimin e gjithe aktoreve se demontimi nuk eshte vetem nje ceshtje e Ministrise se Mbrojtjes. Ministria e Mjedisit ka qene me refraktare, por sensibiliteti eshte rritur dhe ceshtja e asgjesimit te municioneve shihet si nje ceshtje kombetare”, ka pohuar Oketa.
Asgjesimi i municioneve te teperta te trasheguara nga regjimi komunist, me moton “I gjithe populli ushtar”, sipas zotit Oketa do te kryhet permes asgjesimit ne poligonet e percaktuara nga projektligji i ri dhe demontimit industrial ne fabrikat e Policanit, Mjekesit dhe Gramshit. Por asgjesimi ka dy faza.
“Brenda 2010-es do te eleminohen municionet e rrezikshme, ndersa pjesa tjeter duhet asgjesuar brenda 2015-es”, sakteson Oketa.
Ky proces i veshtire dhe detyrim per anetaresimin ne NATO, nga ana tjeter ka ne thelb sigurine.
“Ne radhe te pare theksi eshte vene tek siguria. Deri ne 2010-en do te kryejme asgjesimin ne menyre qe rreziku nga keto municione te jete zero”, ka shtuar ministri i Mbrojtjes.