E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Realiteti ne fshatra, i papranueshem

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, gjate nje takimi me banoret e komunes se Dajcit ne Shkoder, e ka vleresuar si te papranueshem realitetin e fshatit, pasi banoret braktisin token e tyre dhe shkojne e punojne ne tokat e vendeve fqinje.

“Eshte e pamundur qe ne te pranojme te jetojme nen nje qeverisje qe e ka braktisur fshatin, prodhimin dhe cdo hapesire ku shteti duhet te jete prezent. Mungesa e prezences se shtetit eshte tradheti per ata njerez qe kane votuar per ta pasur shtetin perkrah”, ka pohuar Rama.

Kreu i PS tha se qeverisja socialiste do ta sjelle me ne fund shtetin edhe ne fshat. “Ne duam te rikthejme shtetin ne fshat. Duam t’i japim nje kuptim te ri jetes ne fshat duke krijuar nje bashkim te ri mes shtetit dhe bujqeve e fermereve shqiptare”, ka shtuar Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›