E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi i Lul Berishes

Ne prag te dhenies se deshmise nga i penduari Adriatik Coli, procesi ne ngarkim te se ashtuquajtures banda e Durresit eshte mbajtur serish peng per shkak te avokateve.

Caktimi i avokateve te rinj te Lulezim Berishes, Endrit Dokles dhe Eendrit Taullait dhe pezullimi i avokateve te meparshem ka shkaktuar debate dhe batuta mes te pandehurve, avokateve te rinj dhe gjyqtareve.

Ne fakt, ne seancen paraardhese, Gjykata e Krimeve te Renda shkarkoi tre avokatet pasi ata braktisen sallen ne momentet qe do te degjohej deshmia e Colit.

Megjithate, degjimi i te penduarit  nuk eshte realizuar as ne seancen e radhes, pasi avokatet e rinj kerkuan kohe qe te njihen me dosjen e 17 te pandehurve, qe akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda se kane marre pjese ne organizate kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›