Oketa: Si e shembëm “murin” shqiptar të diktaturës
Ato ditë u nisën pas Zotit... i vetmi që u dha bekimin. Me vete kishin frymën dhe guximin e një të riu. E ushqyen me shpresë. Reflekset nuk menduan për kusurin. Ishin me dhjetëra. Brenda pak orëve u bënë me qindra. Ditët më pas u mblodhën me mijëra… Urdhëruan vetveten dhe u nisën të shtrydhnin minutat e fundit të kuçedrës së kuqe. Janë ditët mes jetës dhe vdekjes së cilës mes të ftohtit të dhjetorit të ‘90-s, mundën t’u vishnin pëlhurën e bukur të lirisë. Duart e ftohta shumë shpejt do të ngroheshin në zjarrin e saj. Mes tyre edhe një student nga Durrësi. Gazmend Oketa, ishte vetëm 22 vjeç. Studionte në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Atë ditë udhëtonte me tren, kur mësoi lajmin që tronditi diktaturën. Priti me padurim të vinte mëngjesi i së hënës për t’iu bashkuar shokëve të tij, me të cilët ishte ndarë pasditen e së shtunës, ndërkohë që në darkë shokët e tij studentë kishin nisur protestën e parë antikomuniste. Për “standard”, në këtë rrëfim të rrallë, z. Oketa risjell në kujtesë ditët që ndryshuan historinë dhe ndanë epokat. Janë emocione 19-vjeçare që nisën me grumbullimet në Qytetin Studenti, më pas me grevën e urisë në shkurt të 91-shit dhe fill pas saj me rrëzimin e të gjitha miteve të diktatorit. Janë ngjarje të jetuara mes rrezikut të cilat z. Oketa i rrëfen plot emocione, kur herë pas here nuk fsheh dot ngazëllimin e kohës që i dha Shqipërisë pas 50 viteve diktaturë, shijen e ëmbël të të qenit e lirë. Z. Oketa është protagonist i atyre ditëve, pa e menduar se një ditë do të ishte pjesë aktive e PD-së, partisë që solli ndryshimin e madh të shqiptarëve.
Bisedoi: Valentina Madani
Z. Oketa, për afro 50 vjet, qindra intelektualë të njohur të vendit ishin rrëzuar me jetë në emër të lirisë. Dikush duhej të ngrihej për të shembur "murin shqiptar" të diktaturës. Ju jeni njëri prej atyre studentëve të ‘90-s që guxoi. Janë ditët që ndanin kufirin mes jetës dhe vdekjes?
Rrëfimin tim lidhur me ngjarjet e Dhjetorit 1990 mund ta nis nga mbrëmja e së dielës, 9 dhjetor 1990. Nuk kujtoj saktësisht se kur dhe si, por disa shokë të mi, gjithashtu studentë, më thonë se mbrëmjen e së shtunës në Qytetin Studenti ka pasur disa trazira. Kam pritur me padurim të vinte mëngjesi i së hënës, pasi ne studentët nga Durrësi përdornim trenin për të shkuar dhe ardhur nga Tirana. Gjatë gjithë udhëtimit me trenin e parë kemi biseduar me shokët me të cilët udhëtoja çdo ditë, lidhur me lajmet që kishte mundur të merrte secili prej nesh, për atë që kish ndodhur në Tiranë. Fakti se kishte pasur revoltë të studentëve na bënte të prisnim me padurim mbërritjen. Treni i parë mbërrinte shumë herët në Tiranë dhe fillimisht kam shkuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ku dhe studioja. Studentët e fakultetit të cilët vinin nga konviktet prapa Institutit te Fizkulturës, filluan të grumbulloheshin në oborr dhe nuk po u drejtoheshin auditorëve. Një prej tyre, hipi mbi një bordurë dhe na bëri thirrje të shkonim të gjithë e t’u bashkoheshim studentëve të Qytetit Studenti. Kjo thirrje gjeti mbështetjen e pothuaj të gjithëve. Jemi drejtuar për në Qytetin Studenti, dhe jemi bashkuar me të gjithë studentët të cilët vinin nga të gjitha universitetet e Tiranës. Dhe tani kur e kujtoj, më duket sikur nga Qyteti Student jam larguar vetëm pas grevës së urisë së studentëve në shkurt 1991. Çdo ditë kam qenë i pranishëm në Qytetin Studenti, së paku deri ditën kur u njoftua themelimi i Partisë Demokratike.
Dhe ndjesitë e mbledhjeve të para të studentëve?
Është tepër e vështirë të gjej fjalët e duhura dhe të përshkruaj saktësisht ndjesitë e atyre ditëve. Më kujtohet që ndihesha sikur nuk ecja më mbi tokë. Që në momentin që dëgjova se çfarë kishte ndodhur në Qytetin Studenti, sigurisht nisur dhe me ngjarjet e korrikut, eksodin e ambasadave, largimin e z. Kadare nga Shqipëria dhe jehonën që kishte pasur ky largim, ngjarjet në vendet e bllokut ish-komunist të Lindjes, besova në çdo sekondë të mëpasme se fundi i regjimit komunist në Shqipëri kishte ardhur. Si i ri, vetëm 22 vjeç, ndihesha akoma më i lumtur që mund të jepja dhe unë kontributin tim në përmbysjen e një diktature.
Rreziku besoj ishte shumë pranë jetëve të gjithsecilit prej jush.
Rreziku ekzistonte, por jo frika. Për mua personalisht aspak. Këtë e them me bindje. Dhe besoj se kjo ka qenë për të gjithë studentët. Jam i sigurt se kjo nuk ishte thjesht për shkak të moshës sonë të re, por për shkak të besimit që kishim se po bënim gjënë e duhur. Mendoj se e vështirë për opinionin do të ishte mospërfshirja në këtë lëvizje, e cila shumë shpejt i kaloi përmasat e një sheshi dhe u përhap në të gjithë Shqipërinë.
Të rrezikuara ishin edhe familjet tuaja, por a e kishit mbështetjen e saj në këtë rast?
Sigurisht që e mbaj mend. Mbështetje të plotë dhe inkurajim maksimal kam pasur veçanërisht nga babai, i cili më thoshte që në asnjë rast të mos ndahesha nga shokët. Mamaja, si më e dhembshur dhe me dashurinë e një nëne, kërkonte të isha më i kujdesshëm. Nuk mbaj mend saktë datën kur është bërë dhe në Durrës protesta e parë, ku kishte dhe konfrontime me gurë me policinë, por kujtoj që kam marrë pjesë së bashku me vëllanë.
Dhe më pas vjen krijimi i Partisë Demokratike...
Jam njohur gjatë ditëve të protestave në Qytetin Studenti. Me sa kujtohem, pothuaj informoheshim rregullisht nga përfaqësuesit e fakultetit tonë. Themelimi i Partisë Demokratike ka qenë një nga kënaqësitë më të mëdha të atyre ditëve. Kujtoj se menjëherë filloi anëtarësimi në PD dhe firmën e parë në listat e PD-së e kam hedhur në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë.
Sa besonit tek ndryshimi që do të sillte PD-ja?
Jo vetëm që e kam menduar, por e kam besuar fort një gjë të tillë. Dhe sot pas 19 vitesh jo thjesht për faktin se i përkas Partisë Demokratike, por ende besoj fort se PD është një forcë politike e cila i ka dhënë e do t’i japë ndryshime e zhvillime të mëdha pozitive Shqipërisë.
Por më pas duheshin rrëzuar edhe simbolet komuniste dhe këtij fakti i parapriu edhe greva e urisë, treditore. Brenda asaj salle me studentë ishit edhe ju. Si i kujtoni ato ditë?
Pak më lart thashë se të gjithë periudhën dhjetor ’90 – shkurt ’91, më duket sikur e kam jetuar në Qytetin Studenti. Ditët e grevës së urisë i mbaj mend si ditë tepër intensive dhe nga kujtimet më të bukura të jetës studentore dhe të kontributit të studentëve shqiptarë në përmbysjen e diktaturës komuniste. Janë ditë në të cilat kam përjetuar emocione të papërsëritshme dhe ku kam parë se si student të cilët pavarësisht se mund të mos njiheshin me njëri-tjetrin, reagonin, përkujdeseshin, nginin moralin e të tjerëve si të ishin miq prej shumë vitesh. Vazhdoj dhe sot të ndihem fatlum që i përkas atij brezi studentësh.
Si vendosët të hynit në atë grevë?
Pyetje jo e lehtë për t’iu përgjigjur. Ne, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ishim vendosur në sallën që ndodhej në krahun e djathtë të hyrjes së kinoteatrit në Qytetin Studenti. Aty ishim pothuaj të grumbulluar të gjithë ne që vinim nga i njëjti fakultet. Përse hyra? Di t’ju them që çdo gjë ka ardhur shumë natyrshëm si një thirrje e brendshme, si një detyrim që unë duhej ta bëja këtë gjë. Motivet për t’ju bashkuar kësaj greve ishin shumë herë më të shumta se ato për të bërë të kundërtën. Besoj se në të njëjtat rrethana, do të merrja gjithmonë të njëjtin vendim.
A patet frikë gjatë qëndrimit në kinoteatrin e Qytetit Studenti ato 3 ditë?
Ka qenë një moment, në mos gaboj, natën e parë të grevës, kur u hap lajmi se policia mund të hynte natën në ambientet e grevës për të na nxjerrë me forcë. Nuk do ta quaja kurrë se pati frikë. Sigurisht u krijua një situatë që pati diskutime midis studentëve, por ajo që më kujtohet dhe më ka bërë përshtypje, është fakti se studentët më tepër se frikë apo shqetësim për vetën kishin frikë për familjarët dhe shokët e tyre që ndodheshin jashtë ambienteve të grevës. Fakti që ishim rreth 723 studentë e pedagogë së bashku, na bënte që të mos kishim asnjë ndjenjë frike.
Si e morët lajmin për rrëzimin e bustit të diktatorit, ndërkohë që ju vazhdonit grevën e urisë?
Ditën që u rrëzua busti i diktatorit Hoxha në sheshin “Skëndërbej”, isha në dritaren e ambientit ku zhvillohej greva dhe më kujtohet që lajmin për rrëzimin e bustit na e sollën në mesditë, dy djem të rinj, të cilët erdhën në Qytetin Studenti me një motor. Djali që rrinte mbas drejtuesit të motorit, rrinte i ngritur në këmbë, me dy duart të ngritura lart dhe bërtiste: “E hodhëm”. Menjëherë në ambientet e grevës filloi festa, ne filluam të përqafonim njëri-tjetrin, të këndonim e thërrisnim me sa mundeshim. Pas disa minutash të tilla, tepër të gëzuara, njoftohemi nga drejtuesit e grevës se greva jonë nuk ka mbaruar.
Dhe kur do të dilnit nga greva?
Ne do të dilnim nga salla vetëm kur të merrej vendimi për heqjen e emrit të diktatorit Universitetit të Tiranës. Na u kërkua të ruanim energjitë, pasi nuk dihej se kur mund të vinte kjo përgjigje. Disi të lodhur, filluam të sistemoheshim me idenë se mund të na duhej të kalonim dhe atë natë në grevë, por fatmirësisht në mbrëmje erdhi njoftimi që kërkesa jonë për heqjen e emrit të diktatorit nga universiteti ishte realizuar. Nuk më ikën nga kujtesa gëzimi i njerëzve që na prisnin jashtë ambienteve ku zhvillohej greva e urisë.
Kur mendoj karrierën tuaj politike, flas për vitet e fundit, dyshoj se hyrjen në politikë e kishit menduar që në atë kohë, apo jo?
Absolutisht për idealin jo thjesht të një të riu, por për idealin që besoj se kishin në ato vite pjesa më e madhe e shqiptarëve, atë të përmbysjes së diktaturës më të egër komuniste dhe vendosjes së demokracisë. Motive për të qenë pjesë e politikës tek unë nuk ka ekzistuar aspak në atë kohë. Në atë periudhë nuk mundesha kurrë të përfytyroja me saktësi si do rridhnin zhvillimet politike. E vetmja gjë që më interesonte, ishte përmbysja e komunizmit. Për të qenë i sinqertë dhe disa vite më vonë, nuk e kisha menduar se një ditë do bëhesha pjesë e politikës. Por, me kalimin e viteve besoj se fitova dhe pjekurinë e duhur dhe kisha dhe motivet e duhura për të dhënë dhe unë kontributin tim në politikë. Po ju them një pjesë nga fjala ime e mbajtur gjatë ceremonisë së prezantimit të kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e vitit 2005: “Emocionet e viteve ’90 kam besuar se do të ishin një eksperiencë e papërsëritshme dhe unike në jetën time. Por çuditërisht, sot pas 15 vjetësh, e gjej veten në të njëjtin udhëkryq dhe me të njëjtat emocione… Jam i bindur se me 3 korrik, kokat e shqiponjës së flamurit tonë kombëtar, të ulura nga turpi i qeverisë socialiste, do të ngrihen për të parë përpara drejt të ardhmes së sigurt, drejt një të ardhmeje evropiane”. Këto janë motivet që më bënë që t’i bashkohem politikës.
Z. Oketa, pjesë e asaj lëvizjeje studentore ka qenë edhe lideri aktual i opozitës, Edi Rama, i cili sot lëshon ultimatume dhe flet për dhunë ndaj institucioneve, vetëm e vetëm që të marrë pushtetit. I tillë ishte edhe në moshë më të re?
Së pari, do të thosha se janë ultimatume, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët apo të ngjashme me lëvizjen apo pjesëtarët e kësaj lëvizjeje. Përkundrazi, është ultimatum me sens krejt të kundërt me idealet e dhjetorit dhe në gjykimin tim është kthim mbrapa dhe ndoshta akoma më mbrapa se viti 1990. Një ultimatum të tillë, i cili tashmë ka kaluar afatin e caktuar, në gjuhë të thjeshtë unë do ta përktheja si një përpjekje apo propozim të z. Rama për një ndryshim të sistemit demokratik të vendosur me aq mund dhe me themele në dhjetor të vitit ’90. Të mos njohësh gjykatat, të mos njohësh e pranosh vendimet apo vlerësimet e institucioneve, qofshin vendase apo të huaja, por të kërkosh që me vendim të një partie apo qofshin dhe disa parti, të cenosh dhe përmbysësh thelbin e sistemit demokratik, atë të pavarësisë së institucioneve dhe kthimin tek modeli parti-shtet e aq më keq akoma, në këtë rast disa parti dhe një shtet. Besoj se kjo është tërësisht e kundërta e asaj që u kërkua në dhjetor të vitit ’90.
Mendoni se do të krijojë probleme për ecurinë e Shqipërisë mungesa e opozitës në Parlament dhe zhvillimet e fundit politike në vend?
Zhvillimet e deritanishme tregojnë se kjo mungesë nuk ka penguar ecurinë e Shqipërisë si në zhvillimin e saj ekonomik, në funksionimin e institucioneve ashtu dhe në rrugën e saj drejt BE-së. Sigurisht që opozita duhet të luajë rolin e saj dhe vendi më i përshtatshëm është Parlamenti. Tashmë pas 19 vitesh nga dhjetori i vitit 1990, unë mendoj se ne të gjithë duhet të shqetësohemi jo vetëm thjesht për ecurinë e Shqipërisë, por dhe për imazhin e saj. Sot absolutisht Shqipëria nuk e meriton atë imazh që opozita po përpiqet t’i japë dhe nga ana tjetër edhe vetë opozita nuk e meriton një qëndrim të tillë. Vendi i opozitës është në sallën e Kuvendit, detyra e saj është t’i qëndrojë besnike votës së qytetarëve që e ka votuar, detyra e opozitës është jo thjesht t’i shërbejë flamurit rozë të Partisë Socialiste, të përvetësuar sot nga z. Rama, por t’i shërbejë çdo moment flamurit kuqezi të të gjithë shqiptarëve.
Sot është përvjetori i 19-të i rrëzimit të murit shqiptar të diktaturës. Cili është mesazhi juaj si ish-student i Dhjetorit për shqiptarët dhe politikën në vend?
Mesazhi im do ishte një mesazh i thjeshtë. Besoj se sot të gjithë ne duhet të ndihemi mirë teksa shohim se ëndrra jonë e përbashkët, e quajtur “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, është në momentet e fundit të realizimit të plotë të saj. Do të ftoja të gjithë qytetarët të festojmë së bashku në sheshin “Skënderbej”, në një festë të të gjithë shqiptarëve. Gëzuar 8 Dhjetorin!