E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Danimarkë, kërkon investime për energjinë

Tërheqja e investimeve daneze në Shqipëri në fushën e energjisë ishin në qendër të bisedimeve mes presidentit Topi, dhe kreut të Qendrës Kërkimore e Studimore të Burimeve Alternative të Energjisë në Danimarkë. Gjatë vizitës në këtë qendër, presidenti Topi u njoh nga afër me punën e kësaj qendre në fushën aq të rëndësishme të energjitikës. Gjatë kësaj vizite u diskutua gjetja e burimeve alternative të energjisë, si dhe u piketuan mundësitë për të rritur e tërhequr investimet daneze në vendin tonë në këtë fushë.Gjithashtu, kreu i shtetit vizitoi edhe Muzeun e Vikingëve në Roskilde dhe Katedralen e kësaj qyteze, dy qendra të rëndësishme historike dhe fetare të Mbretërisë së Danimarkës. Kështu, Presidenti Topi mbylli sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës, gjatë së cilës u shoqërua nga një delegacion i gjerë i përbërë nga deputetë të parlamentit shqiptar, drejtues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të shoqatës mbarëkombëtare të ish-të përndjekurve dhe të burgosurve nga regjimi komunist, përfaqësues të biznesit shqiptar, anëtarë të kabinetit, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›