Oketa: Zona do dorezohet e sigurt te pushteti vendor
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, deklaroi diten e djeshme se Gerdeci ende nuk mund te konsiderohet si nje zone e sigurt per banoret e saj. Keshtu ne konferencen e djeshme, qe u zhvillua ne ambiente e Hotel Tiranes, ministri Oketa deklaroi se zona me e rrezikshme per qytetaret eshte edhe vatra e zjarrit, ku ndodhi edhe shperthimi. Kreu i dikasterit te Mbrojtjes, qe pasoi Mediun ne kete post, pas doreheqjes se tij, deklaroi se aty mund te vazhdojne te kene mbetur lende te pashperthyera nga fabrika e demontimit te armeve. "Vatra e zjarrit ku ndodhi tragjedia e 15 marsit te ketij viti vazhdon te mbetet nje zone, e cila paraqet rrezikshmeri te larte per banoret. Edhe pse kane plasur shume municione, ne vatren e shperthimit ekzistojne ende lende, te cilat nuk kane plasur", deklaroi ministri i Mbrojtjes. Sipas tij, pamjet e paraqitura ne monitor percaktojne kufirin e zones e cila i eshte nenshtruar totalisht nje kontrolli te imtesishem, nga ana e Forcave tona te Armatosura. "Ministria e Mbrojtjes u eshte drejtuar eksperteve te huaj qe ne bashkepunim me FA shqiptare te bejne te mundur grumbullimin e municioneve te paplasura, nxjerrjen dhe pastrimin e municioneve nen siperfaqen e tokes, asgjesimin dhe demontimin e municioneve te rrezikshme", deklaroi Oketa, duke shtuar se me pas zona do t'iu dorezohej e sigurt edhe perfaqesuesve te pushtetit vendor. Ai ka garantuar se ende nuk eshte arritur te afrohej te krateri i shperthimit per arsyen e vetme, se prokuroria e ka ndaluar nje proces te tille, deri ne momentin e perfundimit te hetimit. Nderkohe qe ministri i ri i Mbrojtjes ka deklaruar te gjitha masat e marra ne sistemimin e te gjithe te mbijetuarve dhe te demtuarve nga tragjedia e Gerdecit, qe nga sistemimi ne Konvaleshence e deri te qiraja per nje vit rresht e paguar nga qeveria shqiptare. Pa llogaritur parate e dhena ne ndihme te te demtuarve.
Gerdeci "sakrifikoi" Mediun
Me 15 mars ne Gerdec shpertheu edhe fabrika e demontimit te predhave, ne te cilen ishin te punesuar kryesisht banoret e zones perreth. Shperthimi i fuqishem u mori jeten edhe 26 personave, nje pjese e te cileve punonin ne fabrike dhe la te plagosur me shume se 300 te tjere. Gjate tere kesaj kohe, qeveria ka qene nen goditjen e opozites per te nxjerre fajtoret, nderkohe qe eshte depozituar kerkesa nga prokuroria per heqjen e imunitetit te Mediut.
F.Mejdini