Kreu i keshilltareve te LSI ne Lushnje i bashkohet PS-se
Kryetari i grupit te keshilltareve te LSI-se ne Keshillin Bashkiak te Lushnjes gjate mbledhjes se zhvilluar paraditen e se martes, ka deklaruar publikisht largimin e tij nga forca politike qe perfaqesonte dhe bashkimin me PS-ne. Xhemil Sulaj ka zgjedhur mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak qe te beje publike vendimin e marre. Ne prani te te gjithe keshilltareve si dhe te mjaft mediave, Xhemil Sulaj, i cili kryesonte grupin e keshilltareve te LSI-se, ka kerkuar fjalen. Mes shume te tjerave, kreu i keshilltareve te LSI-se ka thene se "kam vendosur te largohem nga grupi i LSI-se ne Keshillin Bashkiak Lushnje. Vendimi i marre nga une eshte i parevokueshem. Shpreh mirenjohjen time per bashkepunimin e deritanishem me te gjithe keshilltaret e LSI-se dhe aq me shume me kreun e bashkise, i cili i perket forces politike qe dhe une kam qene deri ne diten e sotme". Me tej, Xhemil Sulaj, qe ka kryesuar grupin e keshilltareve te LSI-se, ka thene se i bashkengjitet grupimit te socialisteve ne kete keshill. Por, ne rrethin e Lushnjes shembullin e Sulajt e kane ndjekur edhe tre keshilltare te tjere komunare. Keshtu Bashkim Peshku, keshilltar komunar ne Grabian, ne mbledhjen e zhvilluar diten e hene, ka deklaruar largimin e tij nga radhet e LSI-se. Po ne komunen Grabian, keshilltar tjeter qe eshte larguar javen e kaluar nga LSI-ja, eshte Kadri Xheka, nderkohe qe ne komunen e Ballagatit, Rahman Cela vendos te jape doreheqjen e tij nga grupimi i LSI-se. Por ne rrethin e Lushnjes, sipas kreut te PS-se, Astrit Xheka, mesohet se jane mbi 150 anetare te LSI-se qe i jane bashkengjitur PS-se.
Transferimet e anetaresise
Xheka konfirmon se shume anetare te tjere te LSI-se jane duke u rikthyer te PS-ja nga kane nisur jeten e tyre politike. Por fenomeni i transferimit te anetaresise ka nisur me pare drejt LSI-se, ku ne Fier ne shume komuna u regjistruan transferime te shumta. Nderkohe, qe larg LSI-se transferimi nisi me nje grup te LSI-se Fier, qe me ne krye Haxhi Kallucin vendosen te rianetaresohen ne PS. Pa llogaritur levizjen e Ndroqit drejt LSI.
Xhemil Beharaj