Oketa në Poliçan, kërkon analizën e ngjarjes në uzinë
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa udhëtoi sot drejt Poliçanit, ku një ditë më parë një punonjëse e Unizës së Armëve në Poliçan humbi jetën për shkak të shpërthimit të djegoreje, një tjetër u plagos ndërsa rrezikuan jetën katër punonjës të tjerë. "Duhet një analizë korrekte e ngjarjes" ka thënë ministri i Mbrotjes Gazmend Oketa duke iu referuar incidentit të rëndë të ndodhur dje për të cilët ministri përsëriti se "shpërthimi i djegores kishte ndodhur nga pakujdesia". Deklarata u bë pasi ministri Oketa zhvilloi një takim me drejtuesit e Uzinës së Armëv në Poliçan. Gjithashtu ministri ka kërkuar marrjen e masave më të rrepta për të gjithë punonjësit që punojnë në këtë uzinë.Më pas Ministri i Mbrotjes Gazmend Oketa vizitoi familjen e viktimës Suzana Kapxhiu dhe premtoi ndihmë për dy fëmijët tani jetimë të 50 vjecares. Shpërthimi i djegores që ndodhi dje në Uzinën e Armëve në Polican i shkaktoi plagë dhe punëtorit Adriatik Hysenbelliu 45 vjeç.