Meta në Kavajë, premton investime në bujqësi e turizëm

Kreu i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me simpatizantë të kësaj force politike në qytetin e Kavajës. Në fjalën e tij, Meta e vuri theksin tek mungesa e investimeve nga ana e qeverisë për këtë zonë si në bujqësi ashtu edhe në turizëm. Dhe për këtë arsye sipas tij, duhet ti jepet fund gjithë kësaj situate kaotike që po kalon vendi. Sipas Metws "LSI-ja është e vetmja forcë politike që mund të nxjerrë vendin nga kjo amulli në të cilën ndodhet prej vitesh.Ndërsa deputeti Ndre Legisi gjatë fjalës së tij u shpreh se ky vit do jetë jo vetëm viti më i suksesshëm dhe historik për LSI-në, por do jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët, të cilët me votën e tyre për LSI-së do të tregojnë që e duan vendin e tyre.