Rama- Dibra debat për afatet në burg

Një luftë e ashpër është zhvilluar mes kryeprokurores Ina Rama dhe drejtorit të burgjeve Gazmend Dibra, gjatë takimit për respektimin e drejtave të burgosurve. Rama ka akuzuar gjykatat në tërësi për mungesën e seriozitetit, duke zvarriur dhënien e vendimit për të akuzuarit çka sjell edhe lënien në burg të tyre përtej afateve të burgimit. Kryeprokurorja kritikoi veçanërisht Gjykatën e Faktit pasi nuk njofton për të denuarit në burgje. Akuzave të Rames u është përgjigjur drejtori i burgjeve Gazment Dibra, duke e kritikuar atë për zgjatjen të hetimeve jashtë afateve të parashikuara në ligj. Sipas tij, kohëzgjatja e hetimeve, shkel ligjin për të dënuarit. Ndërkohë Dibra ka shprehur edhe shqetësimin për mbipopullimin e burgjeve , të cilat janë jashtë çdo kapaciteti të mundshem. Edhe Avokati i Popullit ka kritikuar drejtorinë e burgjeve për mos respektimin e të drejtave të burgosurve , siç janë rastet e qëndrimit në të njëtën qeli në dhomat e paraburgimit ku të miturit rrinë me të rriturit. Dibra ka deklaruar se një gje e tillë nuk ekziston pas kritikave të njëpasnjeshme që janë bërë nga Avokati i Popullit.