Kartat e identitetit, Poni: Shpërndarja nis në Janar
Zëvendës ministri i Brendshem Poni thotë se “gjithçka do të jetë gati sipas deklarimeve”, duke premtuar madje që brenda janarit të vitit 2009 të nisë aplikimi dhe shpërndarja e dokumenteve, çelësi kryesor për zgjedhje sipas standardeve të kërkuara.
TIRANE- Më pak se 1 muaj para skadimit të afatit që vetë zyrtarët e ministrisë së Brendshme kanë lançuar për nisjen e shpërndarjes së kartave dhe pasaportave biometrike, puna në Qendrën e Personalizmit ku ende punohet me llaç e tulla, të imponon skepticizëm për të mbajtur një premtim. Por në një proces normal inspektimi Zëvendës ministri Ferdinat Poni thotë se “gjithçka do të jetë gati sipas deklarimeve”, duke premtuar madje që brenda janarit të vitit 2009 të nisë aplikimi dhe shpërndarja e dokumenteve, çelësi kryesor për zgjedhje sipas standardeve të kërkuara.
Qendra sipas Zëvendës ministrit do të funksionojë nëpërmjet një network-u, që do të jetë dhe pika që do të mbledhë të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë të cilët do të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Bazuar në skemën e këtij procesi, 400 zyra do t’i atashohen zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, të cilave do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve për të plotësuar formularët për pajisjen me dokumentet e identifikimit, duke marrë për bazë të dhënat nga regjistri elektronik themeltar i shtetasve shqiptarë, që sapo ka përfunduar.
Sipas skemës, çdo qytetarë do të plotësojë një formular për pajisjen me letërnjoftim dhe pasaportë dhe do të depozitojë në sistem shenjat e gishtave dhe njëkohësisht fotografinë biometrike. Të gjitha këto të dhëna do të transferohen on-line, nga zyrat përkatëse pranë kesaj qendre. Sistemi që sipas zyrtarëve pritet të instalohet brenda muajit dhjetor është i aftë që brenda 10 sekonda të bëjë përpunimin e të dhënave të çdo qytetari, të verifikojë dhe konfirmojë këto të dhëna. Në rast se të dhënat janë të rregullta, ato i kalojnë automatikisht sektorit të prodhimit të letërnjoftimit dhe të pasaportës biometrike, prodhim i cili nuk zgjat më shumë se dy ose tre ditë sipas sistemit për të shkuar më pas në dorën e qytetarit.
Por duket se një problem ende ekzistues është pikërisht ekzistenca e dublimeve në regjitsrin elektronik, i cli gjithashtu është ende për zgjidhje.
Kapaciteti aktual i kësaj qendre sipas Ponit është 15 mijë karta në ditë, dhe pritet ti kushtojë çdo qytetari 1 mijë e 200 lekë ndërsa pasaporta 5 mijë lekë. Megjithatë mbetet për tu parë nëse ky proces, i cili ishte premtuar të niste në muajin qershor të këtij viti, do të funksionojë normalisht për të bërë të mundur realizimin e një detyrimi që jo vetëm siguron standardin e kërkuar në procesin e votimit, por gjithashtu realizon njërin nga elementët e listës së kushteve për të bërë të mundur edhe procesin e liberalizimit të vizave. Në rast dështimi, sigurisht që faturimi smund të bëhet kompanisë franceze “Sagem Securite”, e cila ka fituar edhe tenderin e prodhimit të këtyre dokumenatve.
(a.r/news24/balkanweb)