E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me Dobjanin, premton marrje masash për dhunën

Avokati i Popullit Dobjani, merr mbështetjen e Berishes ne mbajtjen e te gjitha qëndrimeve ligjore ndaj çdokujt që dhunon apo nuk mbron të drejtat e liritë e qytetarëve dhe të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë në mbrojtje të qytetarëve 

TIRANE- Avokati i Popullit, i cili është bërë autori i shumë denoncimeve për torturat në burgje kohët e fundit është pritur sot nga kryeministri i vendit, Sali Berisha. Dobjani e njohu Kryeministrin Berisha me të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucionit që përfaqëson në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Dobjani shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe Policisë së Shtetit, por u ndal edhe në disa probleme që janë shfaqur këto javët e fundit në këtë bashkëpunim, probleme të cilat janë krejtësisht të shmangshme.

Kryeministri Berisha vlerësoi veprimtarinë e Avokatit të Popullit dhe institucionit të tij në garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Kryeministri e siguroi zotin Dobjani për mbështetjen e plotë të tij dhe të qeverisë që ai drejton në këtë aspekt. Kryeministri Berisha kërkoi që Avokati i Popullit të mbajë të gjitha qëndrimet ligjore ndaj çdokujt që dhunon apo nuk mbron të drejtat e liritë e qytetarëve dhe të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë në mbrojtje të qytetarëve, të cilëve u cenohen të drejtat nga segmentet e administratës.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›