E Diel, 1 Nëntor 2026

Oktapodas: AMC, me prane femijeve dhe te moshuarve per festat

Drejtori ekzekutiv i kompanise AMC, Stefanos Oktapodas ka vizituar dje Shtepine e Femijes ne Durres si dhe Shtepine e te Moshuarve ne Kavaje. Qellimi i vizitave, ishte per t'iu percjelle femijeve dhe te moshuarve urimet dhe dhuratat e pergatitura sipas nevojave te gjithsecilit, per festat e fundvitit. Oktapodas ka pare nga afer kushtet ne te cilat jetojne femijet dhe te moshuarit ne keto dy qendra dhe eshte njohur me kerkesat qe kane institucionet perkatese. Ai ka premtuar se AMC, ashtu si perhere, jo vetem per festat por edhe gjate vitit do te mbeshtese keto qendra duke plotesuar nevojat qe ata kane. "AMC eshte me prane femijeve dhe te moshuarve ne keto dite festash. Mbeshtetja jone ka nisur qe ne vitin 2000 dhe vitet e fundit ajo eshte shtrire ne te gjithe vendin, ne cdo shtepi foshnjash dhe shtepi femijesh. AMC eshte nje kompani gjithmone prane qytetareve dhe vecanerisht prane njerezve ne nevoje dhe mesazhi yne per ta eshte: ne kujdesimi dhe do te vijojme te kujdesemi per ju"- u shpreh drejtori ekzekutiv i AMC. Pervec dhuratave, kompania ka plotesuar edhe nevojat e institucioneve, duke kontribuar ne permiresimin e kushteve te jeteses ne to. Kompania gjithashtu do te ofroje darken e Vitit te Ri per te gjithe te moshuarit e vetmuar. Kompania e telefonise celulare, ne kuadrin e projekteve sociale, do te ofroje te njejtin kontribut per femijet dhe te moshuarit e 12 qendrave te tjera ne te gjithe vendin, ne Tirane, Shkoder, Vlore, Fier, Sarande, Korce dhe Gjirokaster.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›