Berisha: Hapen 7 500 vende te reja pune
Ndertimi i Hidrocentralit ne lumin Devoll, nuk do te sjelle vetem nje rritje te investimeve por edhe te punesimit ne vend. I pranishem ne nenshkrimin e kontrates koncesionare me kompanite EVN AG dhe STATKRAFT AS kryeministri Berisha beri te ditur se ne ndertimin e kesaj vepre te rendesishme do te angazhohen mbi 5 mije punetore direkt ne frontin e punes dhe 2500 te tjere ndihmes. "Kjo eshte nje kryeveper e ndertimit ne gjinine e vet, pasi parashikon 62 kilometra tunele" - tha Berisha. Ndersa ministri i Ekonomise Genc Ruli beri te ditur se "pas kontrates te nenshkruar nga qeveria shqiptare me kompanine Verbund (per hidrocentralin e Ashtes), te tjere investitore hyne ne tregun elektroenergjitik shqiptar dhe kjo eshte shprehje e qarte e politikes se qeverise, qe ka synuar ne vazhdimesi terheqjen e vemendjes se investitoreve vendas e te huaj, per ta pare Shqiperine, jo me si nje vend me risk te larte investimi, por si nje vend me burime natyrore te shumta ende te pashfrytezuara, si vendin e duhur per te bere biznes". Kryeministri Berisha, duke pershendetur firmosjen me sukses te kontrates me dy nder kompanite me te medha ne Evrope per energjine, e cilesoi projektin per Kaskaden e Devollit nje nder me te medhate ne historine e vendit dhe kurorezim i politikes se ndjekur nga qeveria, per ta shnderruar Shqiperine ne vendin me terheqes per investimet e huaja.