E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risia, SMS-te e Vitit te Ri, jo vetem urim

Kompania AMC, per here te pare ne Shqiperi, do te dhuroje nje pjese te konsiderueshme te te ardhurave nga SMS e derguara gjate nates se nderrimit te viteve, per femijet ne nevoje. AMC do te ndihmoje per kurimin e femijeve me probleme te renda shendetesore, brenda apo jashte vendit, duke dhuruar nje pjese te te ardhurave qe do te grumbullohen nga SMS, e derguara ne diten e pare te vitit te ri, nga ora 24:00 deri ne 07:00. Ne kete menyre, urimet e Vitit te Ri do te kontribuojne per t'iu dhuruar jete dhe buzeqeshje ketyre femijeve. Dhurimi per femijet qe kane nevoje per kujdes mjekesor, ben pjese ne programin "Pjesemarrje", ne kuader te pergjegjesise sociale te AMC.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›