E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e spitalit te Korces proteste solidarizuese

Mjeket e spitalit te Korces , kane nderprere per nje ore punen, duke u solidarizuar me koleget e tyre ne Tirane dhe rrethe te tjera te vendit. Bluzat e bardha prej ores 08- 09 te dites se djeshme kane zhvilluar protesten ne ambientet e urgjences te spitalit te Korces, duke nderprere per nje ore, cdo lloj sherbimi ne repartet e ketij spitali, pervec rasteve te urgjencave. Sipas perfaqesuesit te mjekeve ne kete proteste, Dhimitraq Samara, edhe mjeket e Korces shprehin shqetesimin, per rastet e vazhdueshme te dhunes ndaj mjekeve, dhe ne menyre te vecante per aktin kriminal ndaj mjekut Agron Ylli. Sipas tij, eshte e domosdoshme nga ana e strukturave ligjvenese, te miratohet sa me shpejt statusi i mjekut ashtu sic ka ndodhur me statusin e gjyqtareve, prokuroreve dhe kategorive te tjera ne administrates shteterore. Rastet e dhunes ekstreme te perdorur ndaj tyre, bluzat e bardha e justifikojne me faktin se ne spitale ka mungesa te theksuara te medikamenteve dhe aparaturave. Kjo, sipas tyre, eshte edhe nje nder arsyet e reagimit te ashper, qe familjaret drejtojne ndaj tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›