Oktapodi Pol ngordhi dje ne Oberhauzen
Te gjithe bastexhinjte kane patur nje arsye te forte dje per tu merzitur. Orakulli i tyre i preferuar ngordhi dje ne akuariumin e Oberhauzenit. Behet fjale per oktapodin Paul fama e te cilit mori dhene gjate Boterorit te Afrikes se Jugut pasi parashikoi sakte tete ndeshje. Lajmin e kane bere te ditur dje pergjegjesit e parkut ujor Sea Life ne qytetin gjerman te Oberhauzenit. Krijesa e ujit u be shume e dashur sidomos per spanjollet pas parashikimit te sakte te finales kunder Holandes. Poli u gjet i pajete mbremjen e djeshme ne akuariumin e tij. Per fat te keq ishte dicka qe pritej - deklaroi Tanja Munzig zedhenesja e Sea Life. Gjate diteve te fundit - shtoi ajo - Poli ishte i plogesht. Te gjithe jemi te trishtuar. Nderkohe qe Stefan Poruol menaxheri i pergjithshem i ketij parku u shpreh se oktapodi ngordhi nga shkaqe natyrale. Pati hyre ne zemrat e te gjitheve prandaj do te na mungoje shume. Punonjesit do te mbajne nje shirit te zi. Ne hyrje te parkut eshte nje ditar ku vizitoret mund te lene nje mesazh ne kujtim te Polit i cili se shpejti do te nderohet edhe me nje DVD. Nderkaq ne Oberhauzen po pergatiten per te pritur pasardhesin e oktapodit te famshem. Javen e ardhshme do te mberrije nje oktapod i ri i cili ashtu si paraardhesi do te merret me parashikimet e ndeshjeve te futbollit. Ne Evropianin e ardhshem do te shohim nese oktapodi i ri do te kete aftesite e Polit - mbylli Munzig.