Argjentina dhe Brazili do te kryqezojne shpatat ne Katar
Amerika Latine pret me padurim perballjen midis dy prej perfaqesueseve qe i kane dhenen tonin futbollit ketij kontinenti. Behet fjale per Argjentinen dhe Brazilin qe do te perplasen ne kryeqytetin e Katarit Doha ne nje miqesore luksi me 17 nentor. Supersfida do te luhet ne impiantin modern Khalifa International Stadium para rreth 50 mije te pranishmeve. Braziliani Mano Menezes ka bere te ditur se te premten do te publikoje listen e te grumbulluarve per kete miqesore nderkohe qe Federata Argjentinase e Futbollit ende nuk e ka vendosur daten e publikimit te te grumbulluarve nga ana e teknikut te perkohshem Serxho Batista. Nderkaq ne te dyja vendet po rritet interesimi dhe pritja per miqesoren e luksit. Gjate diteve te ardhshme pritet te shperndahen edhe kontratat publicitare qe lidhen me kete ndeshje si ne mediat braziliane ashtu edhe ne ato argjentinase.