Old Trafford, kryeqytet i tifozëve

70 mijë shikues për ndeshje. Janë katër stadiume që e kanë arritur në përgjithësi këtë shikueshmëri sezonin e fundit. Janë ata Old Trafford, Iduna Park, Camp Nou e Santiago Bernabeu, që pritën më së shumti shikues në sezonin 2008/09. Askush nuk ishte si ta: tifozët e Manchester United, Borussia Dortmund, Barcelona e Real Madrid.
Këtë e thotë renditja e mesatares së spektatorëve në kampionatet evropiane të sezonit që shkoi. Në TOP 10 gjenden dy klube angleze (1. United, 7. Arsenal), 2 spanjolle (3. Barcelona, 4. Real Madrid), 1 italian (8. Milan), 1 skocez (9. Celtic), 4 gjermane (2. Borussia Dortmund, 5. Bayern Munchen, 6. Schalke, 10. Hamburg).
Pra, kryeqytet i tifozëve pa dyshim se është Manchester. Këto statistika i referohen vetëm ndeshjeve kampionale, ku Djajtë e Kuq kanë sjellë në stadium mesatarisht 75.304 tifozë.
Vitin e kaluar, ky ekip zinte pozitën e dytë, ndërsa tash prin, duke e zënë vendin e tifozëve të Real Madrid, që në këtë listë gjenden në pozitën e katërt (mesatarisht 70.816 spektatorë). Vendi i dytë është i rezervuar për Borussia Dortmund (74.748, që në klasifikimin e kaluar ishte e treta), derisa e treta është Barcelona (71.045).
Nga vendi i pestë e më poshtë, numri i mesatares së shikuesve është nën 70 mijë: Bayern Munchen (69 mijë), Schalke (61.442), Arsenal (60.040), Milan (59.757), Celtic (57.366), Hamburg (54.881).
Në klasifikimin e 50 klubeve me shikueshmërinë më të madhe në stadiume, 13 prej tyre janë angleze, 13 gjermane, 6 spanjolle, 6 italiane, 4 franceze, 3 holandeze, 2 portugeze, 2 skoceze e 1 turk.
Në Angli dhe Gjermani, stadiumet vizitohen më së shumti nga shikuesit. Pikërisht në tokën angleze, edhe përfitimet e klubeve nga shitjet e të drejtave televizive janë më të mëdhatë.
Hiç 10 skuadrave të para, tifozët që kanë shtuar numrin e tyre nëpër stadiume janë ata të Kolnit (nga pozita e 21-të në të 15-ën), të PSG (nga 40 në 28), të Borussia Monchengladbach (nga pozita 29 në të 19-ën), të Hannover (nga 30, në 25), të Sevillas (nga 33, në 26). Por, kishte edhe rënie të pranisë së tifozëve nëpër stadiume: ata të Newcastles (nga pozita e 12-të në të 18-ën), të Sunderland (nga 24 në të 31-in) dhe të Valencias (nga 28, në 41).