E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani nuk luan ndaj Catania-s, shkak dëmtimi

Erjon Bogdani nuk do të luajë në ndeshjen e javës së dhjetë të Serisë A për shkak të dëmtimit të pesuar në takimin me Milanin.
Gjatë fundjavës, sulmuesi shqiptar u zëvendesua në minutën e 65-të në humbjen 2-1 të Chievos pas nje dëmtimi në këmbë.
Ai u largua mes dhimbjeve nga fusha, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve nuk arriti të rikuperohej për të ndihmuar veronëzet në transfertën e vështirë në fushën e Catanias. Pas kontrolleve të ndryshme, stafi mjekësor nuk i dha dritën jeshile për të zbritur ne fushë. Mungesa e tij është cilësuar si një humbje e madhe për Chievon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›