Shpërblehet Majlinda

Kampionia e re botërore në kategorinë e juniorëve në xhudo, Majlinda Kelmendi është shpërblyer me 10 mijë euro nga shteti i Kosovës, për suksesin historik që e arriti në Kampionatin Botëror që u mbajt në Francë, në të cilin eveniment ajo e përfaqësoi Kosovën në mënyrën më të mirë, duke e fituar medaljen e artë.
Majlinda Kelmendi suksese në arenën ndërkombëtare ka arritur edhe në të kaluarën, por ky është shpërblimi i parë për të që merr nga institucionet shtetërore të vendit.
Këtë shpërblim, Majlinda Kelmendit ia ndau të martën Ministri i Rinisë Kulturës dhe Sportit, Valton Beqiri, në një konferencë për media të organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK).
Suksesin që e arriti Majlinda Kelmendi në këtë botëror, ministri Beqiri e cilësoi si suksesin më me peshë të sportit kosovar që nga pas shpallja e pavarësisë.
Unë e përgëzoj Majlindën për këtë sukses që e arriti. Ky është suksesi i parë i sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, që nga pas shpallja e pavarësisë. Për këtë sukses që e arriti ajo, ne bashkërisht kemi vendosur që Majlindën ta shpërblejmë me 10 mijë euro, deklaroi ministri Beqiri.
Në anën tjetër, Kelmendi ndihej e nderuar me marrjen e këtij shpërblimi, por tha se më të lumtur e bëri fakti që këtë medalje e sjelli në Kosovë.
E falënderoi ministrin për shpërblimin dhe jam shumë e lumtur. Kjo është hera e parë që po përjetoj emocione të tilla. Ndihem tepër e lumtur që medalja mu nda, duke e dëgjuar himnin shtetëror të Kosovës dhe që medaljen ia solla Kosovës. Shpërblime të tilla shpresoj tu ndahen edhe sportistëve të tjerë kosovarë, u shpreh ajo.
Kurse, trajneri i saj, Driton Kuka tregoi se para kampionatit nuk kishte pritur që Kosova do ta arrijë këtë sukses. Kemi punuar shumë. Kemi aplikuar një taktikë të qëlluar, dhe e arritëm një sukses të madh, të cilin realisht nuk e kemi pritur se do ta arrijmë, tha ai.
Ndërsa, kryetari i FXHK-së, Agron Kuka tha se ky sukses është historik për sportin kosovar dhe theksoi se është vështirë të përshkruhet, por vetëm përjetohet.