E Diel, 1 Nëntor 2026

Man Utd, lider me vlerë

Man Utd është klubi më i vlefshëm në botë, sipas magazinës amerikane të biznesit Forbes. Gjiganti nga Old Trafford renditet i pari në vlerë prej 1.12 miliardë funtesh, para Real Madridit (900 milionë) dhe Arsenalit (700 milionë). Në kategorinë e futbollistëve, David Beckham është më i paguari, me 24 milionë funte në vit. Nga Express më 22 prill 2011 në ora 10:23

Manchester United dhe David Beckham vazhdojnë të udhëheqin në listën e Forbes si klubi më i vlefshëm dhe futbollisti më i paguar në botë. Magazina amerikane e biznesit ka renditur klubin nga Old Trafford në vlerë prej 1.12 miliardë funtesh, para Real Madridit (900 milionë) dhe Arsenalit (700 milionë).

Është viti i shtatë i njëpasnjëshëm që Manchester United kryeson në listën e Forbes para Real Madridit dhe Arsenalit. Ndërsa Barcelona ka rënë në pozitën e pestë, duke u tejkaluar nga klubi gjerman Bayern Munich.

Milan është skuadra italiane me plasmanin më të mirë në listë në pozitën e gjashtë, ndërsa Juventus është i teti e Inter i dhjeti. Dy klubet tjera nga Premierliga që janë pjesë e top dhjetëshes janë Chelsea (400 milionë funte) në pozitën e shtatë dhe Liverpool (332 milionë) i nënti.

Sa i përket klasifikimit të futbollistëve, Beckham vazhdon të dominojë në listën e më të paguarve, falë marrëveshjeve të reja të marketingut me Pepsi dhe Electronic Arts. Përfitimet e tij në vitin e fundit vlerësohen në 24 milionë funte, shifër kjo mbi atë të yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo (23 milionë) dhe yllit të Barcelonës, Lionel Messi (19 milionë).

Lista e plotë do të publikohet në magazinën Forbes më 9 maj. Ndërsa, sipas një studimi tjetër të publikuar të mërkurën, Barcelona dhe Real Madridi kanë tejkaluar New York Yankees si skuadrat sportive më të paguara në botë.

Mesatarja e pagesës së ekipit të parë në 14 sportet kryesore në botë tregoi se futbollistët e Barcelonës paguhen bashkërisht 7.9 milionë dollarë, ndërsa Real Madridi 7.4 milionë dollarë gjatë sezonit 2009-2010.

Yankees, që tani renditet i treti, paguan bejsbollistët e tij në mesatarisht 6.8 milionë dollarë në sezon. Ekipi nga MLB kishte kryesuar renditjen e vitit të kaluar të përbërë nga ueb faqja The Sporting Intelligence, që publikohet nga ESPN The Magazine.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›