E Diel, 1 Nëntor 2026

Olen Cesari: Muzika rrezon muret e kufijve

Violinisti me fame boterore Olen Cesari, se bashku me banden e tij muzikore multinacionale "International Clandestine Orchestra", zhvilloi nje tur koncertesh ne sheshe te ndryshme te qyteteve ne Shqiperi. I mbeshtetur nga Delegacioni i Komisionit Europian ne Shqiperi, Cesari kishte zgjedhur nje repertor jo vetem me kryeveprat e muzikes klasike, por dhe bluz, soul, xhaz, rrok e pop. Kredoja e koncerteve te tij ishte se muzika "rrezon" muret e kufijve mes vendeve te ndryshme. Skena e koncerteve te Olen Cesari & International Clandestine Orchestra u ngrit ne sheshe te hapura te qyteteve per te terhequr sa me shume spektatore.

Kredoja mirepritet nga publiku

"Fryma europiane eshte ne thelb te te gjithe angazhimit tone gjate ketij turi qe neper Shqiperi", - thote Olen Cesari. "Gjeja e pare qe synojme eshte te krijojme nje atmosfere festive. Gjeja e dyte lidhet me faktin se koha e koncerteve perkonte me pikun e ardhjes me pushime te shqiptareve qe kane emigruar apo dhe e turisteve te huaj qe kane zgjedhur Shqiperine si destinacion. Si nje moment i pershtatshem per te dhene mesazhin tone me nje koncert me pjese muzikore te njohura nga Europa dhe nga bota". Instrumentiste nga Peruja, Argjentina, Kuba, nga Afrika e Jugut, Italia dhe Shqiperia. "Ka qene nje gje shume e bukur dhe e kendshme. Pashe njerezit para skenes sone qe perqafoheshin, putheshin, kercenin... dhe mu duk vetja sikur isha ne nje shesh te Romes a te Parisit... mu duk njesoj. Kjo me ka lene nje mbrese te forte. Shikonim rezultatin e asaj qe kerkonim te benim nepermjet ketyre koncerteve ne shesh te hapur", - pohoi Cesari.

Zigzaget e jetes se Olen Cesarit

Olen Cesari, 37 vjec, u largua nga Shqiperia ne fund te viteve '80 ne prag te fillimit te ndryshimeve demokratike. Rasti i tij ishte krejt i vecante. Djaloshi nga Durresi, u regjistrua ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane megjithese ishte vetem 10 vjec. Ne moshen 13 vjecare, moshe ne te cilen versniket e tij ende nuk kishin shkuar ne shkollen e mesme, ai arriti te diplomohet. Vajtja ne Itali ne vitin 1989 ishte sipari per studime te thelluara ne Rome. Me pas perfundoi dhe nje konservator ne Austri, nderkohe qe ne SHBA u magjeps nga eksperimentime me rrymat muzikore, duke u afruar shume me bluz-in, pop-in, rrok-un e xhaz-in, pra, duke e pasuruar edhe me shume repertorin e tij te muzikes klasike. Kjo multigusto ne zhanret muzikore ka forcuar tek ai ndjenjen e te berit muzike pa kufij. Edhe albumi i tij i pare eshte nje kolazh me kenge nga disa vende te botes, nje perzgjedhje me shije dhe nje performance shume profesionale qe ja kane rritur famen, jo vetem ne skenat europiane, por dhe vende te tjera te botes. "Mendoj se levizja e lire eshte nje nga gjerat me te mira qe na ka ndodhur deri me sot. Sepse ishim te bllokuar. Ishim te bllokuar edhe kur filloi demokracia. Nuk leviznim dot. Kishte nje radhe te papare per vizat. E mbaj mend, qe gjyshja ime per te ardhur tek une ne Rome ne menyre qe te bente nje vizite rrinte me muaj te tere perballe Ambasades Italiane ne radhe. Kurse tani i hyp avionit dhe leviz, pra ndryshimi dhe ndikimi eshte total. Secili nga levizja meson ose kupton me shume nga kulturat e te tjereve. Nje gje normale qe deri para dy viteve jo vetem qe ishin jo normale por dhe te pamendueshme", - thote ai per "Deutsche Welle"-n. Marre nga "DW"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›