Rikthehen ne Irak 117 mije artefakte, vepra te cmuara
Numri i artefakteve te grabitura nga Iraku gjate nderhyrjes se udhehequr nga amerikanet ne vitin 2003 dhe qe tani jane kthyer ne atdhe ka arritur ne 117 mije. Per here te pare kete shifer e konfirmon Ministria e Turizmit e ketij vendi. Trazirat qe perfshine vendin pas nderhyrjes se vitit 2003 sollen plackitjen e veprave te pacmueshme te antikitetit, sipas "VOA"-s. Kthimi i nje numri kaq te madh nga kjo pasuri si kombetare aq edhe e rendesishme per trashegimine boterore perben nje arritje te madhe. Kjo arritje u arrit fale perpjekjeve madhore dhe forcimit te masave per te mbrojtur muzete dhe pavijonet e artit ne kete vend tranzicioni. Irakianet shpresojne se rikthimi i ketyre veprave unike do te ringjalle interesin e turisteve ne kete vend.