Devoll, grabitësit vrasin të moshuarën, arrestohen

Ngjarja ndodhi në fshatin Paloske të Devollit ku është gjetur e vdekur brenda banesës së saj shtetasja Emine Rota 86-vjeçe.
Menjëherë në vendngjarje kane mëritur forcat e policisë së Komisariatit Policisë Devoll. Nga hetimet e para si dhe më pas nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se vdekja e shtetases Emine Rota ka ardhur si pasojë e dhunës se ushtruar nga persona të paidentifikuar.
Nga një pune e mirorganizuar nga strukturat e Hetimit të Krimit në Policinë e Qarkut, u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i kësaj ngjarje, ku janë ndaluar edhe tre shtetas.
Drejtori i Policisë së Korçës, Bernard Çaushaj, tha se janë arrestuar shtetasit Ergys Rushitaj 18-vjeç i dënuar më parë për “Vjedhje”, M.K 17-vjeç si dhe Taulant Muka 19 vjeç, të tre këta shtetas banues ne fshatin Hocisht të Rrethit Devoll. Të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen në banese dhe kanë goditur me mjete të forta shtetasen Rota, dhe si pasojë i kanë shkaktuar vdekjen. /S.Ll/Start/
2011-10-31 13:18