Ekspertët shqiptarë rrëzojnë videon Meta-Prifti

Sipas tre ekspertëve, Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, regjistrimi audio është shumë i dobët dhe i pakuptueshëm edhe në ambiente të veçanta.
Materiali i transmetuar nuk është autentik dhe në material ka pasur mbivendosje të pamjeve të transmetuara. Gjithashtu, ekspertët kanë deklaruar se ka pasur ndërhyrje edhe në momentin e orës dhe datës në video. E thënë më thjeshtë, sipas ekspertëve videoja ka qenë e manipulueshme.
Prokurorët nga ana e tyre kanë kërkuar një afat dhjetëditor për të hetuar mbi ekspertizën e bërë nga tre ekspertët shqiptarë dhe për të shqyrtuar mënyrën e ekspertimit. Ekspertët gjithashtu kanë deklaruar se javën e ardhshme do të sjellin materiale shtesë në lidhje me procedurën e ndjekur. /S.Ll/Start/
2011-10-31 11:19