Olimpiada në Londër, eliminohet garuesja e vetme afgane

Atletja e vetme afgane në Lojërat Olimpike është eliminuar pasi ka dalë e fundit në vrapimin 100-metërsh.Tahmina Kohestani, pavarësisht dështimit për t`u kualifikuar, ka shënuar rekordin personal të vrapimit për 14.42 sekonda.
“Rezultati im nuk është aq i kënaqshëm sa do të duhej të ishte. Kam stërvitur shumë dhe kam pasur rezultate më të mira gjatë stërvitjeve. Por, për mua, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është më e vlefshme se fitimi i ndonjë medaljeje të artë”, ka thënë Kohestani.
Ajo ka shfaqur shpresën se pjesëmarrja e saj do t`i frymëzojë gratë e tjera “në vendin e saj konservator” për t`u marrë me sport.
Të premten, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në krye të tabelës së medaljeve me 43 të tilla. Kina ka qenë në vendin e dytë me 42 medalje, e pasuar nga Rusia me 23.