E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë të bijën, Anglia burg të përjetshëm çiftit pakistanez

Një çift i lindur në Pakistan është dënuar me burg të përjetshëm nga një gjykatë britanike për shkak se e kanë vrarë vajzën adoleshente të “perëndimizuar” të tyre për shkak të asaj që duhet të ketë qenë vrasje për shkak të nderit.

Iftikhar Ahmed, 52 vjeç dhe gruaja e tij Farzana, 49 vjeçe janë dënuar nga një gjykatë në veri-perëndim të Anglisë me minimum 25 vjet secili për shkak të vrasjes së vajzës 17 vjeçare të tyre Shafilea në vitin 2003.

Motra e Shafileas, Alesha i ka thënë jurisë se nëna e saj kishte thënë, “Hajde ta kryejmë me të”, derisa i kishin futur një qese plastike në gojë të ndjerës para fëmijëve të tjerë.

Prokurorët thanë se çifti Ahmed, që jetonte në qytetin në Uarrington, afër Çesterit, e ka vrarë vajzën e tyre për shkak se shprehitë “perëndimore” si grimi dhe bisedat me djemtë, e kanë turpëruar familjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›