E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiadat 2020 Tokyo drejt kandidatures

Tokyo është në pritje të lajmërimit formal nesër për kandidaturën për të pritur Lojërat Olimpike të 2020-s, të njëjtat që synohen edhe nga Roma dhe Madridi.

“Kemi përgjegjësinë dhe detyrimin që t’i përgjigjemi pritshmërive ndaj nesh”, është shprehur presidenti i Komitetit Olimpik Japonez, Tsunekazu Takeda.

“Duhet të çojmë Olimpiadat në Japoni”, ka shtuar ai.

Tokio që ka organizuar më parë Lojërat e 1964-s, aplikoi edhe për Olimpiket e 2016-s, që iu caktuan Rio de Janeiro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›