Trupat amerikane nisin largimin nga Afganistani

Një kontingjent i ushtarëve amerikanë ka lënë Afganistanin, si pjesë e tërheqjes graduale që pritet të përfundojë në vitin 2014.
Tërheqja e parë përfshin rreth 650 trupa tokësore, të cilat ndodhen në Veriperëndim të kryeqytetit, përkatësisht në provincën Parvan.
Ndërkohë që rreth 10,000 forca amerikane pritet të lënë Afganistanin këtë vit.