Nis takimi i Grupit të Kontaktit për Libinë

Përfaqësuesit e shteteve arabe dhe perëndimore kanë nisur mesditën e sotme takimin me udhëheqësit e kryengritësve libianë në Stamboll. I ashtëquajturi “Grup i Kontaktit” është duke koordinuar përpjekjet për të detyruar Muamar Gadafin të largohet pas 41 vitesh në pushtet.
Disa raporte kanë sugjeruar se Gadafi mund të jetë i gatshëm për të dhënë dorëheqje në shkëmbim të imunitetit. Por, udhëheqësi libian, duke folur në një tubim në perëndim të Tripolit, tha se do të luftojë deri në fund.
Shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, u ka bërë thirrje anëtarëve të aleancës të sigurojnë më shumë avionë luftarakë për të bombarduar objektivat e Libisë.