Beqiri 90’ me humbje mes dy Metalurgeve

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elvin Beqiri ka luajtur për gjatë gjithë takimit për skuadrën e tij, Metalurg Donjetsk. Por skuadra e tij nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv, duke
mundur 2:0 nga skuadra e Metalurgut të Zaporizhies. Me këtë humbje skuadra e Metalurgut të Donjetskut gjendet në vendin e 11-të me 26 pikë. Ndërkohë, sot do të luajnë dhe dy ekipet e tjera
ku aktivizohen futbollistë të tjerë shqiptarë, Vorskla e dyshes Curri-Dallku që do të luajnë në Kiev përballë Dinamos dhe Krivbas i dyshes Bylykbashi-Ndreka që do të presë në fushën e vet Metalistin. L.S